Berisha: Takimi me delegacionin e KiE, i frytshem
Albeu.com
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha duke komentuar takimin e sotëm me delegacionin e KE-së, tha se takimi ishte i hapur dhe i frytshëm, por nuk ka dhënë detaje të hollësishme.
"Në takimin tim e falënderova shumë Këshillin e Evropës për mbështetjen e madhe që i jep Shqipërisë, për rezolutën, por edhe për delegacionin, i cili ka ardhur në frymën e rezolutës që të ndihmojë me praninë e tij dhe me mendimet e tij zhvillimet pozitive në vend", tha Berisha para deputetëve të maxhorancës.

Ai shtoi se "takimi ishte i hapur, i frytshëm, dhe shpreha në këtë takim disponilitetin e plotë të koalicionit qeveritar. Diskutuam të gjitha problemet bilaterale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri".
Ndër të tjera, kryeministri kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së finalizimin sa më të shpejt të përgjigjeve të pyetësorit të BE-së . Ai tha se javë pas jave do analizohen kapitujt deri sa të arrihet përgjigja e 2883 pyetjeve.

"Javë pas jave do analizohen kapitujt derisa të arrijnë në përgjigjen e 2883 pyetjeve të ndara në 35 kapituj.
Shpresoj që puna të ecë shumë mirë dhe ne ta finalizojmë këtë proces, më të rëndësishmin në historinë e raporteve me BE dhe t'ia dorëzojmë KE në një afat 15-20 javë pas përfundimit të plotësimit të pyetësorit , u shpreh ai.

Kryeministri pohoi se numri i specialistëve të angazhuar për përgjigjet është rritur."Nuk janë 410, por mbi 1000 specialiste të të gjitha fushave të angazhuar në këtë proces, po ashtu edhe ekpsertë të huaj të vendeve të tjera që asisojnë grupet e punës ", theksoi ai.

Lidhur me liberalizmin e vizave, kryeministri tha se për më shumë se 3 javë, por edhe gjatë kësaj jave një grup ekspertësh do miratojë plotësimin e kërkesave për heqjen e vizave. "Gjatë këtyre 2-3 javëve dhe këtë jave do ketë një numër të lartë të ekspertëve që do kontrollojnë të gjitha praktikat, kërkesat e udhërrëfyëesit për heqjen e vizave", shtoi ai.
Shtuar më 22/02/2010, ora 20:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori