Grezda gjen golin e parë me Osijek (VIDEO)

Eros Grezda ka shënuar golin e parë pas rikthimit te skuadra kroate e Osijekut.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj Lokomotivës së Moskës, duke i surprizuar të gjithë me paraqitjen e tij fantastike.

Në minutën e 17-të të sfidës, Grezda godit saktë nga brenda zonës, duke e kaluar topin poshtë këmbëve të portierit kundërshtar. Momentalisht skuadra e Osijekut po fiton me rezultatin 2-0.


Shtuar 23.01.2020 16:37