Berisha takim me gazetarët gjermanë
Kryeministria e Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot një grup gazetarësh gjermanë. Qëllim i kësaj vizite është njohja më nga afër me Shqipërinë zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Ata do të zhvillojnë një tur në site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t'i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori