Berisha takim me emigrantėt, vlerėson kontributin e tyre
Kryeministri Berisha zhvilloi sot, njė takim, me pėrfaqėsues tė Unionit tė Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė tė Greqisė. Ai u shprehu mirėnjohjen e qeverisė shqiptare pėr kontributin e tyre nė zhvillimin e mėtejshėm tė ekonomisė shqiptare, nė forcimin e marrėdhėnieve miqėsore e bashkėpunimit midis Shqipėrisė dhe Greqisė, ku ata jetojnė, punojnė dhe kontribuojnė, por edhe pėr kontributin qė ata japin nė ekonominė, jetėn e shoqėrinė e shtetit fqinj.


Pėrfaqėsuesit e Unionit tė Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė tė Greqisė e falenderuan pėrzemėrsisht Kryeministrin pėr pritjen e ngrohtė dhe i shprehėn mirėnjohjen e tyre mė tė thellė pėr arritjet e qeverisė shqiptare gjatė kėsaj periudhe, nė transformimin rrėnjėsor tė Shqipėrisė, nė tė gjitha fushat, duke pėrfshirė sektorin ekonomik, infrastrukturat e rėndėsishme rrugore e tė tjera, ēuarjen pėrpara tė procesit tė integrimit tė vendit nė Bashkimin Europian, liberalizimin e vizave, anėtarėsimin nė NATO.


Ata e falenderuan Kryeministrin edhe pėr vėmendjen dhe mbėshtetjen qė qeveria shqiptare dhe ai personalisht kanė treguar ndaj kėrkesave dhe shqetėsimeve tė emigrantėve.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha i siguroi ata se qeveria shqiptare ruan nė pėrparėsitė kryesore tė axhendės sė saj marrėdhėniet me vendet, ku jetojnė dhe punojnė emigrantė shqiptarė, pėrkujdesjen pėr adresimin e problematikave qė ata hasin, nė shėrbim tė pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė kushteve tė jetesės sė tyre, por edhe nė shėrbim tė ruajtjes dhe promovimit tė vlerave e identitetit kombėtar, gjuhės e traditave tė larta tė vendit e kombit tonė. Nė kėtė kontekst, qeveria shqiptare ndodhet nė kontakt tė vazhdueshėm me qeveritė e vendeve fqinje, Greqisė, Italisė, por edhe tė vendeve tė tjera dhe nė njė frymė mirėkuptimi e bashkėpunimi po punohet pėr tė adresuar tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me aspektet sociale si pensionet, arsimi, hapja e qendrave kulturore etj.


Pėrfaqėsuesit e pėrfaqėsuesve tė Unionit tė Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė tė Greqisė rikonfirmuan dėshirėn e tyre pėr ta mikpritur nė mes tyre, nė ēdo kohė qė Kryeministri Berisha do tė kishte mundėsi. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2012, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet, për cilën parti do të votonit?
41.51 %
39.13 %
5.36 %
0.18 %
0.75 %
6.86 %
4.01 %
2.16 %
Total 14819 Vota!
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?