Berisha-Tahiri bëjnë muhabet WC-je në Kuvend
Ka tejkaluar çdo cak debati në seancën e sotme plenare që vijon prej mëngjesit në parlament. Gjatë fjalës së tij të zgjatur në Kuvend, ish-kryeministri Berisha ka shkëmbyer replika me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke arritur edhe në fyerje personale.

Fillimisht Berisha i është kthyer Tahirit me fjalët: Mos shaj nga mbrapa o rrugaç! Më pas, në përfundim të fjalës së tij ai ka shënjestruar edhe Metën. “Unë bashkë me Edi Ramën mund t’a kem tejkaluar javën e kaluar me fjalorin por fare mirë mund të të them se je jashtëqitje e Edi Ramës dhe Edi Rama është jashqëqitje të Ilir Metës”, - tha Berisha.

Nga ana e tij Tahiri e ka prekur Berishën aty ku ka treguar se i dhemb më shumë, tek familja.

“Nuk besoj se ka shembull me absurd dhe më të ndotur të llumit historik në këtë parlament se sa parafolësi. Ai ishte fatkeqësia më e paimagjinueshme e të gjithë vendit për sot dhe për të ardhmen. Jam dakord me ju kur thoni të luftojmë krimin por skam se si t’i besoj fjalës tuaj kur djali juaj merrte fakse me shënime “Për Xenin” nga njëra ministri në tjetrën për Gërdecin. Unë nuk besoj se ju e keni seriozisht kur ju e kishit shitur firmën tek vajza juaj. Nga ju, babai kryeministër dhe vajza seksere, duhet të kalonte çdo sipërmarrës që donte të investonte në Shqipëri”.

Kjo është edhe pika më e dobët e Berishës dhe eksperienca ka treguar se në raste të tilla ai e merr medoemos fjalën për t’u përgjigjur. Dhe kështu ka ndodhur. Ia ktheu Tahirit sërish nga familja.

“Kur të sulmon ti, fjalët t’i ha këlyshi. Një i droguar, një njëri që mbete në çdo shkollë, një njeri që u more me kontrabandë famljarisht. Ke një seri lidhjesh droge. I ati është arrestuar me kontrabandë ilaçësh”, - iu përgjigj ai Tahirit. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori