BDI i përgjigjet Filipçes: Zyberi ka profesionalizëm dhe dinjitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj retorikes elektorale që përdor ministri i shëndetësisë Filipçe gjatë fjalës së rij të mbajtur në foltoren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dr. Arben Zyberi është kandidat për deputet në zonën e parë zgjedhore dhe si gjithë të tjerët ka drejtë të shprehë qëndrime politike në fushatën zgjedhore duke ruajtur institucionin që e udhëheq nga çdo involvim politik.

Ai ka qenë shtylla e Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë në luftën kundër pandemisë dhe të gjithë jemi krenar me punën e tij.

Prandaj kërkojmë nga ministri Filipçe mos të tentojë të mohojë të drejtën e shprehjes politike në fushatë zgjedhore për arsye të kalkulimeve të veta partiake, shprehet BDI.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se Zyberit nuk është i denjë për postin Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik dhe se do të kërkojë që të zëvendësohet.


Shtuar 25.06.2020 14:47