Berisha sulmon hapur ambasadorin Lu: Është akuzuar për korrupsion
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë të martë në lidhje me zgjedhjen e kryprokurorit te ri, dhe gjithashtu e ka vënë theksin në qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Berisha i ftuar në studion e ABC Neës, u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Llalla e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha.

Po ashtu Berisha ka thene:

Është e papranueshme që ambasadori Donald Lu të jap emra për kryeprokurorin e Shqipërisë.
Shtuar më 12/12/2017, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori