Berisha sulmon ashpër ambasadorin Lu: Ai është sjellë si politikan me Llallën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorit Lu në lidhje me deklaratat e tij, se Prokurori i Përgjithshëm ka penguar reformën.

Berisha tha se Lu është sjellë si politikan me akuzat ndaj Llallës. Sipas Berishës, Lu mori rolin e politikanit dhe doli mbi Kushtetuesen.

“Ai është sjellë si politikan me Llallën. Ai është kryeprokurori. Unë mund të abuzoj me Kushtetutën, por jo ambasadori. Ai i ka kërkuar kryeprokurorit të ndërpresë hetimet për Bankers Petrolum. Kjo është e paprecedentë”, tha Berisha.

“Lu bën kështu se ka një kryeministër legen në krye të Shqipërisë”, tha Berisha. Ai sulmoi edhe Vlahutin, e cila sipas tij është hapur pro Rames./Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori