E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Berisha sulmon Ahmetaj: Ke vjedhur 60 mln dollar në dogana!
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se është përgjegjës për zhdukjen e 60 mln dollarëve nga doganat.

Berisha si gjithmonë i është referuar doganierit doganieri dixhital, ku shkruan se për të mbuluar vjedhjen në dogana po ushtrohet presion mbi zyrtarët.

STATUSI

Zbulohet vjedhja prej 60 milione dollare ne dogana!
Ahmetaj presion te madh per te mbyllur vjedhjen!
Doganieri dixhital denoncon:

Vjedhjen e doganeve me 60 milione dollare. Ketu nuk behet fjale per kontrabanden e perditshme, por, mosrealizimi i te ardhurave i raportuar per vitin 2016, prej -80 milione dollaresh, pas krahasimit te te dhenave te doganave me te dhenat e bankave dhe thesarit, rritet ne 140 milione dollare.

Pra mungojne, jane vjedhur -60 milione dollare te regjistruara ne sistemin e doganave por qe nuk ekzistojne ne banka dhe thesar.
Ahmetaj po ben gjithçka te mbylle kete vjedhje, mbrapa te ciles duket se qendron ai vet me klanin e tij.

I bej thirrje prokurorise te nise me urgjence hetimin per kete vjedhje te hapur te 60 milione dollareve te paguara nga bizneset ne dogane por te plaçkitura nga klani i hajdutit Ahmetaj! sb

“Mirmbrema Doktor Berisha.Nje skandal tjeter ka perfshire doganat.Ne rezultatet e raportuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave per vitin 2016 ka pasur fiktivitet.

Mos realizimeve prej 8mld lekesh te evidentuara ne te dhenat statistikore u shtohen dhe 6 mld leke te tjera te cilat jane raportuar ne sistemin elektronik te te dhenave.

Mungesa e tyre eshte konstatuar nga ballafaqimi i te dhenave te doganes me bankat dhe thesarin.Zhdukja e 60 milion dollarve qe jane rregjistruar ne sistemin e doganave perben skandalin me te madhe ne historine e doganes shqiptare.

Nderkoh ne dogana dhe ne ministrine e financave ministri dhe njerzit e tiije qe duket se qendrojne prapa skandalit ne vend te kerkeses se llogarise bejne presion shume te madhe per te mbyllur kete vjedhje te madhe!”./albeu.com/


Shtuar më 05/03/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori