Berisha: Studentët do i çojnë aty ku kanë aksionet, Rama u duartrokit nga injoranca
Pëlqej
Mbylljen e universiteteve, ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një ofensivë dhe babëzi të injorancës ndaj sistemit arsimor. Në një deklaratë me gazetarët, Berisha tha se Rama ka një arsim gjysmak.

“Ky fillim gushti shënoi një ofensive të babëzisë dhe injorancës ndaj sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri. U zgjidh fillimi i gushtit, si periudha ku pabesia qeveritare mund te kalojë pa u ndëshkuar, por këto janë llogari të pamenduara.

Edi Rama me një arsim gjysmak, nuk ka marrë gjë tjetër përveç ngjyrave të arsyetimit psiqik. Me një të rënë të lapsit mbylli universitetet për 1/3 të maturantëve, që u ul nga 72 në 43 %”, u shpreh Berisha.

“Unë kam qenë dhe do mbetem mbështetës i arsimit privat, sepse është në interes të vendit, por mbështetje të bazuar në parime të shëndoshe dhe kurrë mbi baza korruptive.

8 vite në pushtet kam qenë mbështetës kryesor. Kemi hequr TVSH për universitetet private. Unë jam i detyruar si shtet që të mbaj dyert e hapura për universitetet, askush nuk pengohet të bëjë zgjedhje. Ky është parim i ndershëm që praktikohet kudo. Kurse qeveritarët përzienë aksionet dhe kanë bërë licencat për universitetet e tyre private”, tha më tej ai.

Sipas tij, reforma në arsim ishte e përgatitur me dinakëri.
“Goditja e dytë është ajo që quhet pseudo reformë në arsimin e lartë. Jo me sharlatanë, por me specialistë për arsimin, kemi punuar 2 ose 3 vjet për reformën e arsimit të lartë dhe në fund u tërhoqa nga forma e financimit.

Po pse thoni ju? Për 2 arsye: Sepse ai financim ishte një taksë e rëndë për familjet shqiptare. Ja hiqte barrën shtetin dhe ja kalonte familjeve të varfëra shqiptare. Zoti Rama publikisht ka pranuar se do rriste me 5% buxhetin për arsimin. Por për mua nuk ishte e mundshme, sepse ne ishim të përqëndruar në infrastrukturë”. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori