Berisha-Stavridis: Ligji i SHISH në standartet e NATO-s
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Berisha tha sot se ligji i SHISH, do të jetë brenda standarteve të kërkuara nga NATO. Këtë deklaratë Kryeministri Berisha e bëri menjëherë pas takimit me Admiralin e Nato-s, James Stavridis në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre.

Duke iu referuar bisedës që pati me admiralin Stavridis, kryeministri Berisha tha se kishte diskutuar mbi detyrimet ndaj aleancës si dhe bashkëpunimin në të ardhmen. Berisha shtoi ndër të tjera se Shqipëria do të rrisë prezencën në Afganistan.

Nga ana e tij admirali i Nato-s James Stavridis u shpreh se ushtarët shqiptar në Afganistan po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Ai shprehu kenaqësinë e tij për prezencën e Shqipërisë në Nato.
"Kudo që shkoj nëpër aleancë, jam i lumtur që Shqipëria është pjesë e Nato-s"-tha Stavridis.

Më herët Admirali Xhejms Stavridis, Komandanti i NATO-s për Operacionet, është pritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministri Imami si edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj.
Shtuar më 30/09/2010, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori