Berisha sqaron mesazhin që nxori Ramën nga "binarët": I them çoji lule Anetës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mesazhin që dërgoi për nënën e kryeminsitrit, i cili u zemërua keq dhe e cilësoi si “kokërr të mjerimit”.

“Ka marr fund fare, ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për Anenë. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës”, shkruante Berisha në një mesazh që kishte dërguar tek drejtuesi i emisionit per paraqitjen e Kryeministrit.

Berisha ka sqaruar tek "Syri" se këtë mesazh e dërgoi për ti treguar të rinjve shqiptarë se kush ishte Aneja dhe cfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrat e tyre.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të përdorë nënën e ndjerë për tu bërë më i njerëzishëm dhe për të kthyer në vëmendjen e shqiptarëve Anenë e Enver Hoxhës.

“Të rinjtë shqiptarë nuk kanë një ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrin e saj. Enver Hoxha, për t’u bërë popullor, kudo që shkonte, u fliste për Anenë, për trahananë e Anesë, për petullat e Anesë.

Unë mendoj se secili duhet të nderojë të vdekurit e tij, të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, nënën e Edi Ramës. Edhe unë i them çoji lules asaj, por Kristaqit kurrë, se Kristaqi ishte kasap i vërtetë.

Ai po e përdor për të kthyer në vëmendjen e shqiptarëve Anenë e Enver Hoxhës. Ai ka një vit që nuk takon dot qytetarë. Ai ka një vit që takohet vetëm me zyrtarë ose militantë të sjellë kastile aty Tipike si ai tjetri.

Ai zëvendësonte kontaktin me njerëzit duke iu referuar Anesë. Ky mendon se do bëhet më i njerëzishëm duke iu referuar Anetës,” tha Berisha.
Shtuar më 22/10/2020, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori