Berisha s’pranon humbjen: Rama mori 2,7 milionë shuplaka
Pavarësisht humbjes së thellë që PD mori në zgjedhjet e 25 qershorit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndahet Ramës.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Edi Rama ka marrë 2.7 milionë shuplaka, duke iu referuar numrit të shqiptarëve që sipas tij, bojkotuan procesin e votimit.

STATUSI I PLOTE

Qeveria e Norieges apo qeveria qe mori 2.7 milione shuplaka nga shqiptaret!

Miq, ne demokraci vota eshte vote, ajo shpreh pelqeimin ose mospelqimin per nje kandidat apo force politike te dhene. Kurse ne diktature vota konsiderohej plumb per armikun.

Edvin Kristaq Rama, ne vitin 2013, ne vazhdim te mendesise se te eterve te tij per voten, shpalli boterisht voten pro tij si shuplake per kundershtarin.

Keshtu qe sot, duke marre hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milione shuplakave sepse per kete mazhorance te pakices se pakices, votuan kunder ose bojkotuan me zemerim procesin e votimit 2.7 milione votues apo 4 ne çdo 5 votues shqiptare.

Zemerimi i tyre e pret se shpejti! Sb /albeu.com/


Shtuar më 10/07/2017, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori