Berisha: Situata po shkon drejt permiresimit
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sërish sot zonat e përmbytura në Shkodër, nga ku ka theksuar edhe një herë se të gjitha dëmet materiale do të kompensohen. Gjatë inspektimit në fshatin Kuq të komunës Guri i Zi kreu i qeverisë ka pohuar se situata po shkon drejt normalizimit.
"Vështirësitë më të mëdha tashmë kanë kaluar. Situata po shkon drejt përmirësimit", argumentoi ai. Sali ka theksuar se u shmang një katastrofë, që sipas kryeministrit, deri më tani është katastrofë vetëm ekologjike.

Kryeministri falënderoi ata qindra burra dhe gra të komunave të përmbytura që në bashkëpunim me autoritetet vendore e qendrore, në një përpjekje të jashtëzakonshme, bënë "që në një betejë që po vazhdon për gati dy javë të mos kemi as edhe një jetë njeriu të humbur".

Shtuar më 11/01/2010, ora 20:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori