Berisha: Shumë shpejt do nisen drejt Italisë nëndetëse të ngarkuara me drogë
"Shqipëria është kthyer në narkoshtet. Shqipëria është i vetmi vend që po liron vrasësit serial nga burgu"

Berisha qe shprehur disa vite më parë se nga vendi ynë droga qarkullonte me avionë, dhe u duk i tepërt ky pretendim, derisa në Divjakë u rrëzua një i tillë me kanabis.

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme, se së shpejti nga Shqipëria do të nisen edhe nëndetëse më drogë.

Sipas ish-kryeministriti, Shqipëria është shndërruar në narkoshtetin e Evropës.

"A e di zonjë që në kulmin e kokainës nga Shqipëria në Itali kanë qenë 64 kg. Tani shkojnë gjemitë. I pe ato foristradat, të garantoj se shumë shpejtë do shkojnë nëndetëset të ngarkuara me drogë nga mafia shqiptare. Dhe si kokë ka Edi Ramën", tha më tej Berisha.

Vendi ynë gjatë kohës së komunizmit ka pasur disa nëndetëse në Pashaliman, por nuk dihet fati i tyre, ndërsa ish-kryeministri nuk dha detaje më tej mbi këtë plan nga mafia shqiptare.
Shtuar më 18/02/2020, ora 23:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori