Atentat biznesmenit, çfarë i ndodhi një muaj më parë shokut të tij shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat me armë zjarri.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Glyfada, ku është plagosur me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motoçikletë biznesmeni që merrej me tregtim karburantesh në vendin fqinj, 43 vjeçari me iniciale E.Th, i cili dyshohet se është shqiptar.

43-vjeçari bëhet me dije se ka qenë shok me biznesmenin shqiptar Mario Diamanti, të vrarë në Atikën Perëndimore para një muaji.

Viktima në momentin e sulmit të armatosur, ndodhej në makinën e tij tip Smart në rrugën Megalou Alexandrou paralel me Vouliagmen në Glyfada .

Sipas mediave mësohet se autorët fillimisht i janë afruar 43-vjeçarit dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm plagë në dorë dhe po merr mjekim në spital./albeu.com/