Berisha: Shqiperia, i vetmi vend qe nuk u prek nga kriza
Albeu.com
Shqipëria është i vetmi vend që nuk është prekur nga kriza globale. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në komitetin e planifikimit të strategjive. Sipas tij në një kohë që të gjithë vendet ulën rrogat dhe pensionet vendi ynë i rriti ato.Kryeministri Berisha duke bërë një rishqyrtim të buxhetit të 2009-ës theksoi se të ardhurat u dëmtuan jo nga kriza por nga rënia e çmimit të naftës, hekurit dhe grurit në bursë. Ai shtoi gjithashtu se forcimi i euros ndikoi në rritjen e defiçiti buxhetor me 1 për qind.

“Do rishqyrtojme buxhetin e ketij viti. S’kemi bere investime elektorale. Pavaresisht efekteve te krizes, te ardhurat u rriten kete vit me 7%” suke shtuar me tej se “Deficiti u rrit nga puna jo e mire e tatimeve dhe doganave qe shkaktuan 165 milione dollare humbje. Zotohem se kete vit deficiti s’do te kaloje 4.2 per qind, nderkohe qe ne 2012-en do te jete 3%”, ka shtuar Berisha.
Shtuar më 26/08/2009, ora 20:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori