Kryeministri Sali
Berisha gjatë një konference mbi qeverisjen elektronike ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë në këtë fushë ndërsa deklaroi se objektiv i qeverisë së tij është Shqipëria
dixhitale pasi ajo ka të bëjë me transparencën, shkurtimin e kohës dhe hapjen e mundësive të reja.
“Shqipëria liston sot një seri shërbimesh
dixhitale themelore nga prokurimet publike tek targat e makinave, taksat, doganat dhe vazhdon përpjekjet e mëdha për të shtuar numrin e tyre” tha
Berisha duke shprehur mirënjohje për qeverinë
amerikane dhe USAIDI-in të cilët me pogramin e pragut të iniciativës së mijëvjeçarit themeloi në Shqipëri disa projekte si One Stop Shop, ITEX mundësinë në përdorimin e internetiti në çdo shkollë e çdo klasë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012,
ora 12:03