Berisha: Shqipëria vuan mungesën e projekteve; ministrat të lëvizin
Albeu.com
“Shqipëria nuk është vend i pasur, megjithatë ka më shumë para sesa projekte.” Deklarata erdhi nga Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.“Ky vend vuan tmerrësisht mungesën e projekteve. Kam urdhëruar të gjitha ministritë që të përparojnë me projektet dhe të kemi jo vetëm për vitin që vjen por për një periudhë kohore afatgjatë”, u shpreh Kryeministri.

Berisha në takim lëshoi akuza të rënda ndaj tatimorëve, duke e cilësuar sistemin tatimor si “pazar pa ligje”.
“Autoriteti ynë tatimor bën pazar me taksapaguesin”, përfundoi ai. start
Shtuar më 06/10/2007, ora 09:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori