Berisha shmang Fazlliqin, flet per arritjet
Pëlqej
Albeu.com
“Unë këtu jam, ju ftoj të më bëni çdo dy javë mocion”. Kështu e ka mbyllur fjalën e tij në Parlament, kryeministri Sali Berisha i cili ishte thirrur nga opozita për të shpjeguar lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazlliq.“Cili është interesi i opozitës të shpikë dhe trillojë dhe të mos jetë në gjendje të japë një gjendje reale të kësaj qeverisjeje, nuk do arrijë ta kuptojë kurrë”, tha Berisha.

Ai "falënderoi" opozitën duke e cilësuar mocionin për debat si një mundësi të mirë për të shpalosur arritjet e qeverisë së tij. “Ju me nxirrni mua njeriun më të përsosur. Unë nuk jam i tillë”, ironizoi ai.

Më parë, në fillim të seancës, kryeministri foli për më shumë se dy orë pa përmenduar në asnjë çast emrin e Fazlliqit. Ai renditi arritjet e qeverise, duke iu shmangur në këtë mënyrë akuzave të opozitës.

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj gjatë mbylljes kërkoi largimin e kryeministrit, një veprim sipas së cilës, do te ishte në favor të vetë mazhorancës. (tch)
Shtuar më 04/11/2008, ora 18:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori