Skuadrat e Premier League të ndara për rifillimin e kampionatit, deri tani 8 pro dhe 6 kundër

Plani për rifillimin e Premier Leagua nuk është përfaqësuar nga të gjitha skuadrat, ku deri më tani kemi një ndarje thuajse në mes.

Ndonëse nga mbledhja e klubeve të Premierligës u mësua se dëshira është që sezoni të kompletohet, detajet duket se kanë ndarë klubet angleze në dy tabore.

Sipas raportimeve të medieve britanike, plani që ndeshjet të luhen në terrene neutrale nuk po iu pëlqen disa skuadrave. 6 janë skuadrat që besohet të jenë kundër këtij plani, kurse tetë deri më tani identifikohen si pro.

Brighton&Hove Albion, Bournemouth, Watford, West Ham, Aston Villa e Norëich City numërohen si skuadra kundër këtij plani.

Në anën tjetër, disa prej skuadrave më të mëdha në futbollin anglez përkrahin idenë.

Manchester City, Manchester United, Neëcastle United, Crystal Palace, Chelsea, Everton, Arsenal, si dhe pretendenti për kampion, Liverpool, përkrahin idenë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Premierligës, sa i përket pjesës së mbetur të sezonit. Thuhet se do të luhet në tetë stadiume nga katër regjione të ndryshme.


Shtuar 3.05.2020 11:13