Berisha shkarkon Drejtorin e Pegjithshem te burgjeve, Engjell Hysi
Albeu.com
Eshte shkarkuar nga detyra Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Engjell Hysi. Urdhri per shkarkimin e Hysit eshte leshuar nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, ndersa ka emeruar ne kete detyre Saimir Shehrin.Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve thane se urdhri per shkarkimin nga detyra te kreut te burgjeve nuk eshte shoqeruar me ndonje motivacion dhe ka mberritur ne zyren e Hysit rreth ores 15:00 te dites se djeshme, por nuk eshte bere publik.

Shkarkimi i Hysit vjen menjehere pas shkarkimit te drejtorit te Policise se Burgjeve, Hasan Ahmetaj, si dhe drejtorit te Burgut te Peqinit, Agim Bardhit. Masa per shkarkimin e tyre u mor nga ministri i Drejtesise, Aldo Bumci, pas arratisjes nga materniteti "Kico Glozheni" ne Tirane i te denuarit me 16 vjet burg, Frederik Durda, nje nga te denuarit e procesit "Kokaina". news24
Shtuar më 11/10/2005, ora 21:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori