Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Berisha sherr me qytetarët për Ramën: Ti e largove vetë FMN
Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ekonomia në vend ka hyrë në borxhe të thellë duke i bërë thirrje FMN-së të mos largohet nga Shqipëria.

“FMN nuk duhet të largohet! Opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim! Është parlamenti, i cili ka ratifikuar marrëveshjen, që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë!

Një borxh 85% është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Por komentuesit i kanë kujtuar Berishës se edhe ai e ka larguar FMN nga Shqipëria kur erdhi në pushtet.

Komentuesi: Po ju pse e larguat sapo erdhët në pushtet FMN zoti Berisha?

Berisha: Unë nuk e përzura, por vet FMN kaloi në marrëveshje sipas artikullit 4, sepse ekonomia kishte rritje dhe borxhi ishte 62,4% e GDP, kurse sot borxhi, se bashku me koncesionet dhe partneritetin publik privat është rreth 85%. /albeu.com/

Shtuar më 06/10/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori