Berisha sfidon opozitën; Jam gati për votëbesim
Pëlqej
Albeu.com
Qeveria ka ende shumicën në parlament. Kryeministri Sali Berisha ka shrytëzuar thirrjet e opozitës për mocion votëbesimi të qeverisë në parlament duke theksuar se qeveria e tij gëzon ende mazhorancën e shumicës.“Unë falenderoj opozitën që shfrytëzon çdo hapësirë kushtetuese për të kërkuar mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, por dua të theksoj se do të jetë parlamenti ai që do të vendos nëse qeveria e ka ose jo shumicën në Kuvend. Një gjë është e sigurtë, megjithë problematikën që ka vendi, demokracia shqiptare funksionon. Ekzijtojnë të gjitha hapësirat ligjore që kjo demokraci të funksionojë.”, tha kryeministri Berisha në konferencën e përbashkët me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin italian, Umberto Ranieri.

Pas takimit që pati me zotin Ranieri, kreu i qeverisë i është shmangur pyetjes nëse mazhoranca do të tërheq kandidatin e saj për president në funksion të kompromisit, por ka lënë të nënkuptohet se kandidati i mazhorancës është ende në garë.

Berisha ka theksuar edhe një herë nevojën e kompromisit për zgjedhjen e presidentit. “I vetmi kusht është që kjo të mos vijë në formën e një imponimi.”, tha ai.

Kreu i ekzuktivit falenderoi Ranierin për mbështetjen që i ka dhënë qeveria italiane qeverisë së Tiranës gjatë gjithë këtyre viteve në plotësimin e demokracisë dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO. Nga ana e tij, Ranieri ka theksuar se Italia dhe BE-ja presin që Shqipëria të zgjedh në mënyrtë demokratike dhe konsensuale Presidentin e Republikës në mënyrë që ai të jetë garantues i Kushtetutës.

Pas takimit në deklaratën e dy krerëve, Berisha ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilësoi si një frymë ksenofobiste antishqiptare ndaj shqiptarëve që po vjen në rritje në një kohë kur po diskutrohet statusi final i Kosovës. start
Shtuar më 07/05/2007, ora 14:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori