Berisha sërish president i Shqipërisë?
Pëlqej
Kreu i Kuvendit Ilir Meta nga Fieri ka dhënë një deklaratë për shtyp ku i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me krizën politike dhe çështjen e presidentit.

Gjatë deklaratës për shtyp, Meta është pyetur nëse LSI ka propozuar ish-kryeministrin Sali Berisha si kandidat për President por kreu i Kuvendit ka buzëqeshur dhe më pas ka deklaruar se nuk ka patur emra të përveçëm dhe se po kërkohet të gjendet konsensusi dhe bashkëpunimi edhe me opozitën.

“Nuk ka emra të përveçëm. Kemi kërkuar dialog një proces bashkëpunues dhe konsensual dhe përfshirjen e opozitës”, -deklaroi Meta.

Ditën e sotme PS-LSI i drejtuan një letër zyrtare KQZ-së ku i kërkuan shtyerjen e afatit të rregjistrimit në zgjedhje si koalicion.

“Besoj që çdo përpjekje që synon t’i japë opozitës mundësi që të përshihet në procesin zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme duhet konsideruar si pozitive.

Dihet që PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ as si subjekte dhe as si koalicion ndaj unë besoj se kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe koalicioneve është një kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe një mundësi për të gjithë që të kontribuojmë për një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se “kjo është një përpjekje për t’i dhënë më shumë kohë jo vetëm PD-së por edhe partive të tjera të opozitës për shkak të zhvillimeve të deritanishme për të bërë përfundimisht jo vetëm regjistrimin por edhe koalicionet”, – argumentoi Meta. /albeu.com/



Shtuar më 19/04/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori