Berisha-Sejdiu: Vendimi, me rendesi per rajonin
Albeu.com
Kryeministri Berisha ka takuar sot presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu i cili ndodhet në një vizitë informale në Tiranë. Duke iu referuar vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës kryeministri Berisha dhe presidenti Sejdiu ndanë ...... të njëjtën mendim se vendimi i gjykatës së Hagës ka rëndësi të madhe për rajonin.

"Përpjekjet për ndarjen e territoreve është një përpjekje e rrezikshme për të krijuar një spirale të re që bie ndesh me idealin e popujve të Ballkanit" theksoi kryeministri Berisha duke e ftuar Serbinë të bashkëpunojë me Kosovën në të mirë të stabilitetit në rajon.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se vendimi i GJND-së ishte mjaft i drejtë dhe i ka përcjellë edhe presidentit Sejdiu urimet më të mira për këtë arritje të madhe.

"Unë e përshëndeta përzemërisht presidentin Sejdiu për këtë arritje të madhe dhe historike e cila ndodhi në tempullin e drejtësisë botërore. Ky vendim është i një rëndësie dhe vlerë të jashtëzakonshme, jo vetëm për Kosovën por për të drejtën ndërkombëtare në tërësi" theksoi Berisha.
Sipas tij rrallë ndonjëherë në historinë e botës mund të ketë patur përputhje mes vendimit apo ligjit dhe të drejtës si kësaj radhe për Kosovën.

"Vendimi ishte një vlerësimin i të drejtave të mëdha të Kosovës. Kam bindjen se vendimi është një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe vendimi është i bazuar fund e krye me rastin e Kosovës si rast unik" theskoi Berisha duke shtuar se e parë me sytë e ligjit realiteti në Kosovë ishte tërësisht në përputhje me rezolutat ndërkombëtare.

Nga ana e tij presidenti Sejdiu theksoi se vendimi i GJND-së ishte përgjigje e studjuar dhe e drejtë për Kosovën duke shtuar se Kosova është gati për marrëdhënie të mira me Serbinë.

"Rruga e mbarë e vendeve të rajonit është edhe bashkëpunimi i përbashkët dhe me këtë rast i bëj edhe thirrje edhe Serbisë të heq dorë nga kjo qasje iracionale edhe ndaj shtetasve të saj" theksoi Sejdiu.
Shtuar më 24/07/2010, ora 15:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori