Berisha: Rruga e Arbrit, rruga e bashkimit te shqiptareve me rajonin
Albeu.com
Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Lotit 1 dhe 2 të rrugës së Arbrit, që përfshin segmentin dalje Ura e Vashës- Bulqizë. Kryeministri e vlerësoi këtë rrugë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, duke e konsideruar atë si rruga e kombit shqiptar, rruga e bashkimit të shqiptarëve me kombe të tjera të rajonit. "Ne besojmë se vetëm një Shqipëri me infrastrukturë moderne, një Shqipëri e cila lufton për një klimë biznesi, një Shqipëri që instalon revolucionin industrial dhe e zhvillon atë me shpejtësi, do të mund të punësojë shqiptarët. Në këto katër vite, ne jemi të vendosur të punësojmë mbi 160 mijë qytetarë shqiptarë", u shpreh kryeministri. Gjithashtu, Berisha u ndal edhe në luftën me zero tolerancë kundër varfërisë, duke siguruar se qeveria "do të përballet në mënyrën më të ashpër me të dhe do ta luftojë atë në çdo skaj të këtij vendi".
Shtuar më 23/08/2009, ora 00:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori