Duke lancuar moton e vitit jubilar, “Të bashkuar me njëri-tjetrin, sëbashku me Europën”,
Kryeministri Berisha në mbledhjen e jashtë radhe te
qeverise u shpreh të martën se duhet bërë gjithsçka që shqiptarët të ndihen një kudo që ndodhen.
Në këtë kontekst kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe pritjen vëllazërore gjatë vizitës së tij në Kosovë si dhe aktivitetet e mbajtura në kudër të 100 vjetorit, duke vecuar vendosjen e shtatores së Ali Ibrës dhe Isa Boletinit në Kosovë dhe atë të Hasan Prishtinës në Shkup. Ndërkaq numri një i qeverisë vlerësoi edhe rritjen
ekonomike me 2.1% përgjatë
tremujorit të dytë, sipas raportit të publikuar nga INSTAT.
“Rritja
ekonomike e
tremujorit të dytë është e tillë, sa ekonomia doli nga një plogështi e diktuar deri diku dhe përcaktuese. Kemi një rritje 2.1%, nuk është më e mira, presim rritje në tremujorin e tretë kur është dhe bumi turistik. Megjithatë është një rritje më e madhe nga cfarë përcakton FMN si rritje vjetore” deklaroi
kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012,
ora 19:11