Ndeshja e futbollit kthehet në arenë boksi, 44 të plagosur nga përleshja e tifozëve brenda në fushë (VIDEO)

Ndeshja e turneut meksikan Clausura mes Queretaro dhe Atlas u pezullua pas skenave të dhunës që nisën në tribuna dhe vazhduan brenda fushës së stadiumit Corregidora.

Në minutën e 63-të tifozët hynë në fushë duke kaktuar përplasje shumë të ashpra. Gjyqtari Fernando Guerrero ndërpreu lojën për të mbrojtur sigurinë e tifozëve dhe lojtarëve. Pasojat ishin të mëdha ku disa burime raportojnë se ka një numër tepër të lartë vdekjesh. Raportet e para thanë se 17 persona kishin humbur jetën por më pas u mohua pasi nuk ka asgjë zyrtare.

Raporti i vetëm zyrtar është se 44 persona janë të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 15:15