Makina përpas biçikletën në Elbasan, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Një makinë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë janë lënduar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit  dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 08:36