Berisha rrëfen çfarë i tha zyrtari i lartë për Ramën: Do më ankohet për Macron-in
Sali Berisha ka treguar biseda me një person me funksionelarta lidhur me pritshmëritë për çeljen e negociatave.

Në fjalën e tij në “ABC NEWS”, Berisha tha se pa pasur një Gjykatë Kushtetuese vendi nuk kishte asnjë shans që të integrohej në BE.


“Para disa kohësh takoj një person në funksionelarta. Ai do të takonte Edi Ramën, çfarë më tha? Ai ishte i hapur që Shqipërisë t’i hapeshin negociatat.


Do ta takoj më tha, e do më ankohet mua për presidentin Macron. E di ç’do t’i them unë më tha?

Do t’i them që ai ka 100% të drejtë. Do t’i them që nuk ka njeri që ta imagjonojë që të hapen negociatat me një shtet që s’ka Gjykatë Kushtetuese. Edhe Merkel ka qënë e ashpër me të,’-tha Berisha.

Shtuar më 14/11/2019, ora 20:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori