Berisha rizgjedhet me 700 vota pro
Pëlqej
Albeu.com
Berisha kandidati i vetem ne garen per kryetar te Partise Demokratike mori 700 vota pro, 27 kunder, 14 abstenim, ndersa 9 vota ishin te pavlefshme.Kuvendi kombetar i Partise Demokratike ka rizgjedhur serish Sali Berishen si lider absolut te PD. Gjithashtu Kuvendi i PD ka shpallur zyrtarisht Sali Berishen kandidat per kryeminister nese PD fiton ne zgjedhjet e ardhshme. Menjehere pas rizgjedhjes se tij lideri i PD deklaroi se fitorja e Partise Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare eshte e sigurt. Sipas Berishes ka ardhur koha per ndryshim dhe se askush nuk mund ta pengoje kete ndryshim. 75 % e shqiptareve jane per ndryshim tha Berisha duke shtuar se i takon Partise Demokratike misioni per te bindur qytetaret. Ai iu drejtua delegateve te PD duke u kerkuar atyre perkushtim deri ne daten e zgejdhjeve per te arritur fitoren ne keto zgjedhje. Kuvendi i PD miratoi dhe ndryshimin ne statusin qe e con ne 4 vjet nga 3 vjet mandatin e kryetarit te Partise demokratike. Gjithashtu Kuvendi ka votuar dhe per anetaret e keshillit kombetarr emrat e te cileve priten te dalin gjate dites se sotme. balkanweb
Shtuar më 25/04/2005, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori