Berisha: Riafirmuam qendrimin per dialog
Albeu.com
Ishte një diskutim me presidentin Topi dhe ne sërish riafirmuan qëndrimin tonë të vendosur për të mbetur të hapur për dialogun. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit me presidentin Topi për zgjidhjen e krizës.Sipas tij maxhoranca mbetet e hapur për shqyrtimin e të gjitha problemeve lidhur me procesin zgjedhor duke shtuar se presidenti Topi po vazhdon të eksplorojë të gjitha mundësitë e konverdimeve mes palëve.

Kreu i shtetit zhvilloi një takim edhe me krysocialistin Edi Rama në orën 12:00. Ai ka qenë i shoqëruar së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi.

Në orët e paradites Topi priti në zyrë ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio.
Shtuar më 16/02/2010, ora 22:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori