Berisha: Rezulota e PE, hetim materialeve te votimit
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha në seancën e Kuvendit ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Shqipërinë nga PE duke thonë se sot Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së.
Berisha tha se rezolutë parashtron një sërë kërkesash dhe garantoi se qeveria shqiptare do ndërmarrë çdo reformë dhe të zbatojë çdo vendim që procesi i integrimit të vendit të jetë një proces i pandalshëm dhe i merituar. Ai i bëri apel opozitës të fillojë shqyrtimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 qershore. Ai tha se opozita do ketë mundësi të hartojë të gjitha amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. "Parlamenti Europian kërkon bazuar në kërkesën e opozitës hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit hetimor parlamentar si dhe amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. U bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin e materaleve të votimit", tha Berisha.
Kryeministri theksoi se çdo propozim me 3/5 mazhoranca është e gatshme t'ia japë opozitës.
Pas fjalës së kryeministrit Berisha në Kuvend ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ai tha se rezoluta e PE-së nuk është për heqjen e vizave, por për integrimin. Sipas tij rezoluta pr Shqipërinë është shtyrë dy herë. Ruçi nënvizoi se PE do i shqyrtojë vizat në vjeshtë.

Pas fjalës së kryeministrit Berisha në Kuvend ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ai tha se rezoluta e PE-së nuk është për heqjen e vizave, por për integrimin. Sipas tij rezoluta për Shqipërinë ëshë shtyrë dy herë. Ruçi nënvizoi se PE do i shyrtojë vizat në vjeshtë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së deklaroi se për herë të parë PE citon se duhet kalimi i krizës politike. "PE citon se ëshë demosdoshmëri kalimi i krizës dhe zgjidhja është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës", tha ai.
Sipas tij, rezoluta ka vënë detyra shtëpie për të gjitha institucionet e vendit.
Shtuar më 08/07/2010, ora 13:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori