Berisha: Reforma zgjedhore bashkë me opozitën
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha, duke folur përpara Grupit Parlamentar të PD-se, deklaroi se reforma zgjedhore është një nga çështjet më të rëndësishme në vend, për këtë ai kërkoi bashkëpunimin dhe konsensusin e opozitës.
Berisha tha se Kodi i ri zgjedhor do të bëhet në bashkëpunim me opozitën. Për këtë, komisioni në fjalë i krijuar në nivel ekspertësh ka punuar edhe gjatë verës.

Sesioni i ri parlamentar, ka një sërë ligjesh të rëndësishme për të miratuar, siç është reforma në drejtësi, apo ligji për Prokurorinë, ku Berisha theksoi se opozita duhet të jap konsensusin për ligje të tilla.

Shefi i kabinetit, ftoi Edi Ramën që të angazhohet në konsensus për ligjet bazë që pritet të miratohen, ndërsa kërkoi që opozita të mos bëhet gardiane, siç ka ndodhur në të shkuarën. (start)
Shtuar më 01/09/2008, ora 23:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori