Sulmet ruse në Ukrainë, VIP-at shqiptarë që shprehën keqardhje (FOTO LAJM)

Që prej mëngjesit të sotëm, 24 shkurt, forcat ruse kanë nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, me sulme me raketa dhe shpërthime të raportuara pranë qyteteve të mëdha dhe në bazat ushtarake ukrainase.

Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë.

Ndërkohë lajmi i nisjes së luftës është sot kryesori i mediave botërore, gjithashtu edhe rrjetet sociale janë mbushur me pamje nga më të ndryshmet që servir lufta e më pas nuk janë të lehta për tu harruar.

Edhe VIP-at shqiptarë që janë ndikues të menjëhershëm tek ndjekësit e tyre, kanë reaguar rreth luftës.

Emina Çunmulaj, Anxhelina Hadërgjonaj, Oriola Marashi, Vjosa Berisha, Klea Huta, Enca Haxhia kanë shprehur keqardhje.


Shtuar 24.02.2022 15:54