“Dekretet e mia janë për shqiptarët”, Meta: Ka Republikë pa kryeministër, por jo pa president

Ashtu sikundër njoftoi më herët, presidneti Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat ku vuri theksin për protestën e dy marsit.

“Dekretet e mia janë për shqiptarët. Ka Republikë pa kryeministër, por jo pa president. Mbi Presidentin është vetëm Gjykata Kushtetuese. Mbi Kushtetutën është vetëm Populli” – tha Meta, duke përdorur tone jo pak kërcënuese për Qeverinë.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë që u kanë ngelur sadopak dinjitet shqiptari, shumica janë të dinjitetshëm që janë sot me Presidentin në betejën për të mbrojtur Kushtetutësn dhe Integritetin e Kushtetutës.

Ndërkohë, kreu i shtetit thotë se “Qeveria është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.


Shtuar 21.02.2020 14:09