Berisha: Rama shkoi me këpucë të zeza dhe doli me atlete të kuqe nga Samiti i Berlinit
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ndërhyrë për të manipuluar lajmet negative dhe që nuk i pëlqenin, në facbook-un e medias zyrtare shtetërore gjermane Deutsche Welle.

Në një postim në facebook, Berisha, ndërsa e cilëson si një rast të paprecedentë në të gjithë botën globale mediatike, shkruan se zyra e propagandës e kryeministri Rama, ka ndërhyrë në lajmet e “Deutsche Welle”, për të korrigjuar, sipas tij, një lajm në lidhje me atë çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit.

Postimi i plotë i ish kryeministrit:

Si gangster edhe ne Berlin!

Aty shkoi me kepuce te zeza por u kthye me atlete te kuqe!

Nderhyn per te fallsifikuar dhe manipuluar lajmet negative qe nuk i pelqenin ne facebookun e Deutsche Ëelle.

Lexoni shkrimin e meposhtem. sb

E bënë edhe këtë, stafi i Ramës ndërhyn për të korrigjuar lajmet ‘negative’ në ‘Deutsche Ëelle’

Ajo që ka ndodhur me zyrën e propagandës së kryeminstrit Edi Rama me rastin e lajmeve që vinin nga Samiti i Berlinit, mund të quhet pa frikë si një rast i paprecedentë në gjithë botën globale mediatike.

Stafi i drejtuar nga Endri Fuga ka ndërhyrë në lajmet e medias zyrtare shtetërore gjermane, ”Deutsche Ëelle”, (në faqen e saj në Facebook) për të korrigjuar një lajm të sajin, në lidhje me atë çfarë ndodhi vërtet për Shqipërinë në Samitin e Berlinit.

Ne lajmin e saja DË njoftonte se:Me pak se gjysme ore kohe kishte Kancelaria Merkel ne takimin me Edi Ramen…

Por kjo fraze e ka lenduar skizoidin i cili e ka konsideruar perçmim dhe ka nderhyre ne fb e DË dhe hequr ate akt prej gangsteri ky qe ka detyruar radion perstigjioze te leshoje nje komunikate te veçante.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i DË.

”Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Ëelles! Një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut.

Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një.

Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim”, thuhet në një reagimin të fundit të saj DW.
Shtuar më 30/04/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori