Berisha: Rama shkelmoi statusin njësoj si marrëveshjen me Petro Koçin
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike ka celur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun e Fierit, ku dhe prezantoi skuadrën e tij të deputetëve për garën e 23 qershorit.

Nga qyteti, me Këshillin e të cilit opozita e kushtëzoi me bllokimin e tre ligjeve në parlament, lideri i mazhorancës Sali Berisha akuzoi kryesocialistin Rama si shkelmues të ëndrrës dhe të ardhmes europiane të shqiptarëve.

“Qytetarë të komuniteteve që përbëni këtë qytet të mrekullueshëm. Ndjehem i nderuar dhe mirënjohës ndaj jush për këtë pritje të përzemërt. Kam nderin tu paraqes kandidatët për deputetë për kët qark, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për tu dhënë fjalën se këta do të jenë përfaqësuesit jo të PD, por tuajt, të cdo qytetari, interesave fisnike.Do bëjmë gjithcka tu japim përgjigjen më të mirë interesave tuaja, problemeve tuaja, unë e di se këto vite sëbashku kemi arritur ndryshime të mëdha, të pamohueshme , në këto vite me përkushtimin tuaj ne ia dolëm të marrim pasaportën më të shkëlqyer të historisë sonë, anëtarësimin në NATO. E dimë që e ardhmja më e bukur për ju është të shihni veten qyetarë të BE. Në vlerësimin tim nuk ka ëndërr më fisnike se kjo. KE la tre ligje për tu miratuar për të cilat me ndërmjetësimin po të tij ishte rënë dakord për ti kaluar. Lideri i opozitës mori përgjegjësinë të shkelmojë mbi një interes jetik të qytetarëve me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen me Petro Kocin. 23 qershori vjen, të gjithë sëbashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë europiane, për statusin kandidat, hapjen e negociatave në BE” tha Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi se qytetarët shqiptarë përpara kutive të votimit do ta kenë të qartë dallimin mes dy modeleve dhe filozofive, asaj të vlerave të qytetarit nga aleanca e djathtë dhe modelit të shpifjes dhe mashtrimeve në kampin e kundërshtarit.

“Alternativa jonë bazohet në lirinë tuaj. Cila është alternativa tjetër? Është e atij që ka sy po nuk shikon, ka veshë po nuk dëgjon, alternativa e tij që është mbyllur në autobus dhe krijon një realitet të paqenë, përpiqen që t’ju nxijnë ju cdo gjë. Midis tre ligjeve me të cilat hapej dera e shqiptarëve për statusin dhe katër partive komuniste që hyn për herë të parë në PS u zgjodhen partitë komuniste.

Zgjedhja dëshmon qartë se cila është mendësia dhe mentaliteti për integrimin tonë perëndimor. 23 qershori është një zgjedhje e madhe mes modeleve, e atij që përiqet me gjithçka për mirëqënien, punësimin e qytetarëve, atij modeli që do ta cojë Shqipërinë drejt Europës” theksoi Berisha.

Duke u ndalur rreth asaj çka bërë në 8 vite kjo mazhorancë dhe asaj çfarë do të bëjë në një mandat të tretë, Berisha premtoi se katërvjecari i ardhshmëm do të kurorëzohet me projekte gjigande, ndërsa garantoi se qeveria do bëjë gjithcka për punësimin e cdo qytetari.

“Në këto vite kemi ndërtuar mbi 100 km rrugë, kemi ndërtuar shkolla, qindra ujësjellsa, lamë prapa kohën e ndërprerjes me orë të tëra të energjisë, kemi dhënë grante për fermerët. Këto kanë qenë kohërat më të vështira për ekonominë europiane dhe atë botërore, por djersa juaj dhe reformat tona kanë bërë të mundur uljen me 0,25% të papunësisë. Ne kërkojmë dhe do bëjmë gjithcka, të sigurojmë punë për cdo shqiptar. Nga taksa e sheshtë hoqëm taksat për cdo lloj kapitali, duke bërë që Shqipëria të tërheqë më shumë investitorë të mëdhenj. Pas kaskadës së Devollit, së shpejti priten investime të tjera shumë të mëdha që do mundësojnë krijimin e dhjetëra e qindra vendeve të reja pune. Këto vite ne hapëm një kapitull të ri në bujqësinë shqiptare. Ndryshimet janë, por dhe më të mëdha duhet ti bëjmë ato. Në rast se financuam me grante 42 000 fermerë, ju garantoj se 4 vitet që vinë do financojmë trefishin e tyre. Kudo po ndërtojmë rrugë dhe do vazhdojmë ta bëjmë kudo ku ka shqiptarë. Dita po afron që ne të nisim projektin po kaq madhështor, projektin e vaditjes në të gjitha skajet e vendit. Ne do bëjmë gjithcka për mirëqënien e qyetarëve, rritëm rrogat dhe pensionet, do vazhdojmë ti rrisim, do bëjmë gjithcka që ju të keni një jetë më të mirë” përfundoi kryeministri Berisha.

Ndërkaq Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë të PD për këtë qark ftoi fierakët në një reflketim për të bërë dalllimin mes modelit që ofron e djathta dhe modelit Rama-Kokëdhima tek e majta.

“Zgjedhjet janë një moment reflektimi për të parë atë që kemi përballë nesh. Edi Rama bëri të gjitha përpjekjet për të bllokuar heqjen e vizave, anëtarësimin në NATO, cdo vit votoi kundër ndërtimit të shkollave në parlament, diplomat e studentëve i quan letra pa vlerë, duhet të kujtojnë bllokimin e parlamentit, buxhetit të qeverisë Berisha për të penguar investimet në këtë qark.Të gjithë minatorët i kërcënon me ndërprerje të kontratave dhe hedhjen në rrugë të tyre, kërcënon investitorët e huaj. Ne kemi modelin e qeverisë për qytetarët. Edi Rama ofron modelin se gjithë shqiptarët duhet të punojnë për bizneset e Koco Kokdhimës. Ne nuk e kemi Shqipërinë, as Fierin për Koçon, por për qyetarët. Në skenën politike të këtij vendi ska pasur njeri më të çoroditur se Edi Ramën, vetëm në një gjë ka qenë koherent, rritjen e taksave, me një përpjashtim Koço Kokëdhimën. Ai nuk paguan taksa, sa ishte në krye të Bashkisë së Tiranës ju dhe qyetarëve të tjerë të vendit ju vuri taksën për të hyrë në kryeqytet, a thua se ju jeni qytetarë të dorës së dytë” u shpreh Olldashi.

Ja kandidatët e Qarkut Fier:

1. SOKOL OLLDASHI
2. MESILA DODA
3. SHPËTIM IDRIZI
4. KOZMA DASHI
5. BEDRI MIHAJ
6. MYSLIM MURRIZI
7. FLORIAN DANI
8. FERDINAND MURATI
Shtuar më 15/05/2013, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori