Berisha sulmon ashpër Ramën: Serial killer, Kushtetutën e shëndërrove në prostitutë
Vazhdon protesta e opozitës para kryeministrisë ku qindra protestues janë mbledhur bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për t’i kërkuar Ramës, qeveri teknike.

Gjatë zhvillimit të protestes fjalën e kanë marrë protestuesit të cilët kanë folur dhe shprehur shqetësimet e tyre duke mbështetur kauzat e PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha ka derdhur një lumë akuzash ndaj kreut të Qeverisë, Edi Rama.

Nga çadra e protestës, ish-kryeministri thotë se Rama ka liruar anëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi”, dhe tani po tenton të lirojë Aldo Baren.

“Flinkestein tha se Berisha po tregon përralla me Soros. Unë kam një këshillë për të: nëse Soros ka besim te ty, ti mos ki besim te Soros dhe kjo do të shërbejë gjithë jetën. Në këtë ndërtesë krahas kryemafiozit është edhe mafiozi i ardhur nga Italia, sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore.

Kushtetuta përcakton që marrëveshjet ndërkombëtare miratohen nga Parlamenti. i them mikut tim (Flenkestein), çfarë bënë? Falsifikimin e tuprshëm nëpërmjet përkthimit.

Filloi menjëherë operacioni duke e shdërruar kushtetutën e Shqipërisë njëherë në kushtetutë, njëherë, të më falin zonjat dhe zonjushat, e shndërruan në prostitutë siç u intereson atyre.

I bëj thirrje Parlamentit Europian të hetojnë këto akte të shëmtuara falsifikimesh. Në këtë mënyrë nuk bëhet reformë por punohet për destabilizimin e vendit”, tha Berisha.

"Po të shkoj tani në një burg e të më nxjerrin përpara 140 të burgosur, a do gjej dot kund 19 të burgosur më kriminelë sesa këta që kam sot në Parlament. Çështjen e krimit, PD dhe deputetët e saj e kanë në krye të radhës, si një çështje jetike për ju dhe vendin.

Institucionet ndërkombëtare për herë të parë publikisht thanë PD ka të drejtë që braktisi parlamentin.

Ai është i lidhur me klanet e kokainës, çon vëllain e tij të lëvizë me makinë e bosit të kokainës së Xibrakës. Ai është personi që liron e mban në parlament Mark Frrokun, përdor gjithë forcën e shtetit, madje edhe levat ndërkombëtare, për të mbrojtur një hajdut ordiner, si Armand Prenga, i cili qëllon në komisariat ata që shkuan e u ankuan për të.

Është ky e jo ndonjë tjetër që liron “Hakmarrjen për drejtësi”, të cilën e dënoi drejtësia. Është ky kryebandit dhe vrasës serial, që shpëtoi Kostandinin e Luizës, pasi ekzekutoi 4 të rinj në një mëngjes këtu në Tiranë, pasi kishte vrarë një tjetër të ri një vit më parë, e hoqi nga dënimi përjetë; dhe nxori në tapet të kuq nënën e tij. E cila në vend që të ndrydhej, të qante për krimin e shëmtuar të të birit, të qante për nënat që u veshën në zi, dilte e rrihte gjoksin se po jepte dorëheqjen.

Ishte ky që shtynte Shullazin t’i thoshte rektorit tërhiqu se të marr djalin peng. Ishte ky që çon e merr mesazhe nga Dritan Dajti, e komunikon me ta si të ishte shok. Pasi liroi “hakmarrjen për drejtësi”, ka çuar Aldo Baren në Gjykatë, dhe u kërkon gjyqtarëve ta lirojnë. Është ky kryebanditi i vendit, dhe derisa ne të mos bindim çdo shqiptar, përgjegjësia është e jona”, -tha Berisha./albeu.com/


Shtuar më 23/02/2017, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori