Berisha: Rama përdhos kodin e të vdekurve
Sali Berisha
Shefi i qeverisë ka thirrur në mbrëmje Shtabin e Emergjencave Civile , nga ku Ministrat raportuan për situatën në vend. Gjatë fjalës së tij kryeministri Sali Berisha ka siguruar për angazhim maksimal të të gjitha strukturave për të përballuar situatë dhe në mënyrë të vecantë theksoi Kryeministri duhet punuar për shpëtimin e jetëve njerëzore. Për këtë arsye Berisha njoftoi se është hartuar një paketë me medikamente. Kryeministri tha gjithashtu se tashmë janë realizuar disa fluturime me helikopterë për tu ardhur në ndihmë banorëve.

“Është bërë një punë e madhe për të përballuar me sukses pasojat e një situate dëbore masive në më shumë se gjysmën e territorit të vendit, borë e cila ka mbuluar në terësi Evropën, ka paralizuar trafikun në vende të mëdha dhe të fuqishme dhe ka shkaktuar më shumë se 620 viktima. Sot ka qenë ditë më e qetë se dje. Kam ndjekur në mënyrë konstante operacionet nga Korca në Vermosh. Deputetët kanë inspektuar nga afër zonat, në mënyrë që të bashkërendojnë më mirë veprimet e mara në tërë territorin. Qëllimi i parë kryesor i operacionit të emergjencës është shpëtimi i jetëve njerëzore. Vetëm sot me helikopterët e MSH dhe mjete të tjera rrethanore janë transportuar një numër jo i vogël të sëmurësh, janë shpëtuar mbi dhjetë jetë të kërcënuara. Sot ndërroi jetë një qytetar që vuante nga zemra në Pukë, u bë gjithshka për të shpëtuar jetën e tij, por sëmundja kronike e tij ishte shumë e avancuar. Të gjitha emergjencat e tjera janë trajtuar me një rëndësi të madhe. Është bërë shumë dhe për zhbllokimin e rrugëve, është ecur në aksin B.Curr- Fierzë në dy drejtimet, shpresohet që nesër ky aks të bëhet i kalueshëm. Është punuar intensivisht në aksin Kukës–Peshkopi në dy drejtimet, nuk është i hapur por ka përparim të madh në largimin e borës. Është punuar dhe po punohet në aksin Pukë-Fushë Arrrëz në dy drejtimet, nesër besohet të jepet i hapur. Po punohet në drejtim të Qafë Malit, Prekalit. Vermoshi, Valbona, Lekbibaj, Kolonja janë komuna që mbeten të bllokuara. Objektivi ynë i dytë madhor është hapja e rrugëve. Në këtë përpjekje janë të angazhuara me qindra mjete. Dy ditët që vinë shpresojmë të jenë si e sotmja dhe të mundësojnë një kalueshmëri më të plotë në këto zona. MSH është marë me emergjencat shëndetësore, ajo ka pregatitur paketat me medikamente që do ti shpërndajë nesër në qendrat shëndetësore të komunave. Banorët e zonave janë angazhuar në zbulimin e cative të tyre. Ata duhet të bëjnë cdo gjë të pastrojnë catitë në funksion të sigurisë së tyre. Janë realizuar një numër i madh fluturimesh nga regjimenti i helikopterëve të vendit, janë shpërndarë ndihma. Ushtria do të nisë shpërndarjen e ndihmave nga aeroporti i Kukësit. Kjo është situata e sotme deri përpara 30 min. Falenderojmë mediat për pasqyrimin e situates”-tha ai.
Shefi i qeverise ka sulmuar ashpër edhe liderin e opozitës Edi Rama , për të cilin tha se me deklarata e tij fyen edhe kodin e vdekjes që është i shenjtë për shqiptarë.

“Me këtë rast më duhet ti them zotit Edi Rama që bën ciu ciu nga mëngjesi deri në darkë që emergjencat janë vullnet iburrave dhe grave kurajozë. Je i vetmi dhe unik ne Evropë që bën korbin, kallogjerin, Kasandrën e së keqes, duke deklaruar se pas borës vjen përmbytja dhe pas përmbytjes dita e fundit. Ky ka organizuar një rrjet dizinformimi të paskrupullt. Më e keqja në raportin e tij fatal me vdekjen ky njeri ka kulturë të vetmen të tij përdhosjen e kodit të vdekjes. Rama ka një pasion të cmendur për tu marrë me të vdekurit, ky kod është kod tradite. Në këtë kod disa e mbajnë 24 orë, 2 ditë, 3 ditë, ka një ligj për këtë që duhet të respektohet. Edhe kur ia përplasën shaminë në surrat, edhe atëherë kur e shpalli të vdekur Kosta Trebickën ky njeri nuk zë mend. Nuk je i zoti të ndihmosh, trillo sa të duash, por mos u merr me të vdekurit. Nuk mund të bëhen objekt politizimesh, duhet të ulësh kokën para dhimbjes njerëzore jo të dalësh si korb dhe të ndjellësh zi, kjo është në kundërshtim me frymën e socialistëve. Ky sikur lexon librat e të jatit të tij shpirtëror. Sot e gjithë Evropa është e mbuluar me dëborë, por nuk ka asnjë lider opozite nuk manipulon me të vdekurit apo që shkelmon mundin e të gjithë atyre që janë angazhuar në këtë operacion”-u shpreh Berisha.


Ndërkaq Ministrat e kabinetit qeveritar që janë në krye të Shtabit të Emergjencave Civile kanë raportuar për situatën në zonat e bllokuara nga dëbora.
Shtuar më 14/02/2012, ora 21:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori