Berisha-Rama, negociata ne Strasburg
Albeu.com
Sot në Strasburg do të zhvillohet darka mes liderëve politike shqiptarë dhe atyre të Parlamentit Europian për arritjen e një kompromisi për situatën politike.
Kreu i qeverisë dhe kreu i PS-së, Edi Rama do të ulen sot në tryezë me komisionerin për zgjerim Stefan Fule për të arritur një zgjidhje për situatën politike.
Në darkë do jenë të pranishëm Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane nëParlamentin Evropian dhe Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialisteve Europianë në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Berisha do shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe shefi i kabintetit Oerd Bylykbashi.
Kreu i PS-së, u nis sot në mëngjes për në Strasburg, i shoqëruar nga deputetët Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.
Sipas njoftimeve paraprake , ende nuk ka asnjë draft konkret për zgjidhjen e situatës politike.

Tryeza e sotme do të hedhë dritë për arritjen e kompromisit. Takimi do të nisë në mbrëmje, ndërsa nuk njoftohet se si do procedohet më tej.

Kjo është një tryezë me vëmendje të veçantë ndërkombëtare. Komisioneri Fule anuloi vizitën e tij zyrtare në Algjeri për të marrë pjesë në tryezën e liderëve shqiptarë.

Ditën e djeshme , opozita mbylli grevën e urisë të nisur në 30 prill. Gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës, kryesocialisti Rama komunikoi ndërprerjen e grevës pas negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kreu i qeverisë të udhëtojnë sot drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik.
Shtuar më 20/05/2010, ora 14:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori