Berisha: Rama kërcënon me prerje këmbësh gjyqtarin në Krujë
Ish kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se po sulmon padrejtësisht gjyqtarët. Me anë të një postimi në Facebook Berisha rrëfen një ngjarje në Krujë, ku sipas tij, kreu i qeverisë ka kërcënuar një gjyqtar, i cili ka lënë të lirë një të akuzuar të policisë për abuzim me energjinë elektrike.

"Gjykatat ne gijotine. Rama kercenon me prerje kembesh gjykatesin e Krujes! Gjykatesi i pergjigjet: "Ti je rrugaç, nuk je kryeminister", shkruan Berisha.

"Te dashur miq, Rama vazhdon sulmet e egra, kercenimet fizike ndaj gjykatesve, qe per mungese te plote te provave lirojne te arrestuarit e Policise per abuzim me energjine elektrike. Keshtu, dy jave me pare Rama kercenoi me jete gjykatesen e nderuar te Kukesit pse nuk mbajti ne burg babain e papune dhe pa ndihme sociale te tre femijve. Pese dite me pare Rama, si skizofren, kercenon gjykatesen e Krujes, te cilen pasi e shan me gjuhe ordineri i thote: "ti ke shkurtuar afatet, une te shkurtoj kembet". Kurse gjykatesja trime i pergjigjet: "zoti kryeminister une kam zbatuar me korrektese vetem ligjin".

Rama vazhdon me kercenimin e tij fondamentalist, gje qe e detyron gjykatesen e guximshme me ne fund ti pergjigjet: "ti je rrugaç nuk je kryeminister"!

I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te perdori te gjithe forcen e ligjit ndaj ketij te semuri psiqik per ta vendosur para drejtesise dhe per ta detyruar te vizitohet per aktet e tij te papergjegjshme, kercenimet antikushtetuese dhe antillgjore qe u ben thuajse çdo dite gjykatesve por dhe qytetareve te tjere te vendit!!", vijon Berisha në postimin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2014, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori