Berisha: Rama ka firmosur vjedhjen më të madhe në historinë e shtetit shqiptar
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka ndjekur dëshminë e kreut të Qeverisë para komisionit hetimor për marrëveshjen që ka bërë me CEZ-in, ka dalë në konkluzionin se Rama ka marrë përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

"Seance hetimore parlamentare historike:
- Rama, apo rrensi ambulant siç e quajti deputeti Helidon Bushati, çmontohet dhe del cullak para publikut ne komisionin hetimor parlamentar

-Ai pranon se gjate fushates elektorale, qendroi ne anen e ÇEZ
-Ai fajeson Gjiknurin per letren qe avokati nderkombetar i dergon vet Rames

- Ai pranon korrupsionin se fali 634 milione euro nga presioni i qeverise çeke per statusin e kandidatit.

- Ai pranon se avokati nderkombetar i dergoi leter atij, ne te cilen i kerkon te mos negocioje direkt me ÇEZ pasi Shqiperia e ka te fituar çeshtjen ne Arbitrazh.

- Ai deshmon se letren qe avokati i kishte derguar atij, ai ia dergoi Gjiknurit, duke fundosur edhe kete te fundit.

- Ai pranoi se perjashtoi nga negociatat avokatin nderkombetar, qe vet qeveria e tij e paguante, pasi ai ishte kunder marreveshjes me ÇEZ dhe merrte persiper fitoren e sigurte te pales shqiptare ndaj ÇEZ ne arbitrazh.

- Pranon se kerkoi ndihme nderkombetare per t'ju shitur marreveshjen si te mire, qytetareve shqiptare.

Me pohimet e sotme, Rama mori persiper firmosjen e vjedhjes me te madhe, ne bashkepunim, ne historine e shtetit shqiptar!", përfundon Berisha reagimin në Facebook. /albeu.com/


Shtuar më 29/12/2016, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori