Berisha: Rama ka bankën e tij ku pastron paratë, e menaxhon gruaja e tij (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se kryeministri Edi Rama, tashmë ka bankën e tij për të pastruar paratë e drogës.

Berisha shkruan se “klani Rama ka edhe Banken e tij per te lare lumin e parave te tij te pista ne parajsat fiskale. Drejtimin e Bankes, kryekumbara i Banditistanit ia ka besuar njeriut me te besueshem te tij, Lindes, e cila ka eksperience te madhe ne fshejen e parave”.

Postimi i Berishës

Rekord tjeter i zi i kreut te banditokracise!

Kryeministri i Banditistanit me Banke te regjistruar ne parajsat fiskale. Kjo, nuk nuk mund te ndodhe kund ne bote perveçse ne Banditistan!

Te dashur miq, klanit te kryekumbares se Banditistanit i mungonte Banka per te lare lumin e parave te droges, koncesioneve, prokurimve.

Tani, sipas dokumentave origjinale te botuara ne mediat, klani Rama ka edhe Banken e tij per te lare lumin e parave te tij te pista ne parajsat fiskale.

Drejtimin e Bankes, kryekumbara i Banditistanit ia ka besuar njeriut me te besueshem te tij, Lindes, e cila ka eksperience te madhe ne fshejen e parave.

Ajo ka ndertuar pa asnje fature ndertimore, bankare, tatimore pallatin pese katesh me para gjaku ne mes te Tiranes!

Ky eshte çifti i pare kryeministror ne histori me banke private! sb/albeu.com/


Shtuar më 04/03/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori