Berisha: Rama doli i çatrafiluar, ngatërron vijat e kuqe me këpucët e kuqe
Pas deklaratës për mediat të kryeministrit Edi Rama, se me arritjen e konsensusit, vijat e kuqe të vendosura mbetën vija thellësisht të kuqe, ka reaguar ish­kryeministri Sali Berisha.

Lexoni më poshtë reagimin e Berishës:

“Te dashur miq, Rama doli i çatrafiluar, foli përçart apo ne llojin e vet “ç’me duhet mua se çfare them une per reformen”. Por nuk e tradhetonin vetem syte (syte pasqyre e shpirtit thoshte latini) por foli per vija te kuqe tek shihte ne kembet e veta jo vetem çorapet por edhe kepucet e kuqe!! sb”, shkruan ai në rrjetet sociale./Albeu.com/

Shtuar më 20/07/2016, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori