Berisha: Rama dhe Kokëdhima po grabisin pasuritë e qytetarëve
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima se po mbushin bashkarisht xhepat me parate e shtetit me tendera që sipas tij i jepen firmës së Kokëdhimës.

Duke iu referuar lajmeve të medive të shkruara, deputeti demokrat shkruan në profilin e tij në Facebook, se dokumentat e publikuara nga këto media faktojne se kompania e deputetit Kokëdhima, Abissnet, ka marre ekskluzivitetin, me urdher te Rames, per furnizimin me internet te mbi 176 institucioneve zyrtare qendrore dhe lokale.

"Kjo eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se Shqiperise, e cila u ndalon kategorikisht deputeteve te perfitojne nga pasurite e shtetit apo pushtetit vendor dhe i denon ata me heqje mandati ne rast se nuk respektojne kete kerkese. Keshtu, Kushtetuta ne nenin 70 pika 3 percakton se: Te dashur miq, dokumenta autentike te botuara ne mediat e shkruara dhe ato sociale (me poshte linku ku mund te gjeni te gjitha kontratat) faktojne se, ne dhunim flagrant te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, Rama dhe sivllau i tij Kokedhima, po mbushin bashkarisht xhepat me parate e shtetit me tendera qe, me urdher te Rames, i jepen sivllaut Koço." shkruan Berisha në Facebook.

Sipas Berishës, kjo eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se Shqiperise, e cila u ndalon kategorikisht deputeteve te perfitojne nga pasurite e shtetit apo pushtetit vendor dhe i denon ata me heqje mandati ne rast se nuk respektojne kete kerkese.

"Kushtetuta ne nenin 70 pika 3 percakton se: "Deputeti nuk mund te kryeje asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as te fitoj pasuri te ketyre". Kurse ne piken 4 ky nen i Kushtetutes percakton heqjen e mandatit te deputetit ne rast se shkelet pika 3 e tij, siç ju hoq Ilir Beqes, qe duke qene deputet fitonte se bashku me baxhanakun e Rames, Frankun, tenderat nga bashkia e Tiranes dhe Durresit.
Ky nen i Kushtetutes ka si qellim kryesor te mbroje pasurite publike nga pushtetaret dhe nga abuzimi i pushtetit me to. Por tani, neo-bllokmenet nuk pyesin per Kushtetuten. Per ta, ajo eshte nje leter pa vlere qe duhet ta zbatojne vetem te tjeret. sb" përfundon deklarata e deputetit demokrat. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori