Berisha: Rama çon fadromat për të rrafshuar kullën e heroit të Veriut

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka publikuar denoncimin e një banori të Vermoshit që deklaron se shteti po prish kullën e Prek Calit, heroit anti-komunisti të Veriut.

Berisha hedh akuza të rënda mbi kryeministrin Edi rama duke e konsideruar si një hakmarrje primitive.


STATUSI I BERISHËS

Qytetari dixhital denoncon:

Edvin Kristaq Ramën, që në një akt hakmarrjeje primitive atërore po rrafshon me fadroma Kullën e heroit legjendar të rezistencës anti-komuniste të veriut të Shqipërisë, Prek Cali! Sb

“Përshëndetje z. Berisha ju shkruaj për një shqetësim kombëtar, sot fadromat e Bashkisë Malësi e Madhe shembën muret e shtëpisë së heroit, prijësit dhe atdhetarit tonë Prek Cali.

Shtëpia e tij ka qenë e amortizuar 80% dhe populli i Vermoshit që jeton në Amerikë mblodhi fondet për rindërtimin e saj.

Punimet filluan para një muaji sot ishte në përfundim kati i I por fadromat e kuqe të komunizmit e rrëzuan për të dytën herë heroin tonë. Gjithë komuniteti është i shqetësuar dhe i revoltuar. Të lutem publikoje, me respekt nga Vermoshi”. /albeu.com/


Shtuar më 15/09/2017, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori