Berisha: Qeveria e hapur per transparence te plote permes ligjit
Albeu.com
Kryeministri Berisha deklaron se qeveria shqiptare është e e vendosur të respektojë të drejtën e çdo qytetari për të protestuar në mënyrë paqësore dhe se është e hapur për transparencë të plotë përmes ligjit.
"Dëshmohem i hapur për zgjidhje kushtetuese e ligjore, për transparencë të plotë të çdo procesi në vend. Shqipëria është një vend me shtet ligjor. Ekzistojnë të gjithë instrumentat ligjore për të bërë transparent edhe dokumentin më sekret. Unë ftoj opozitën të përfitojë nga kjo mundësi", ka deklaruar Berisha.

Në konferencën për shtyp me kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit italian, Gianfranco Fini Berisha falenderoi Finin për mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE. "Procesi i integrimit do të bazohet tek meritat, kjo është në interesin e vendit tonë", tha Berisha.
Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë përmirësime të mëtejshme drejt integrimit.
Sa i përket heqjes së vizve, Fini tha se Italia po punon shumë për përshpejtimin e këtij procesi për Shqipërinë. " Ky proces duhet të bazohet mbi meritat. Ky përben objektivin themelor. Italia mbështet fort heqjen e vizave", theksoi ai.
Fini tha se marrëdheniet Shqipëri-Itali janë të shkëlqyera.
Shtuar më 06/05/2010, ora 12:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori