Berisha publikon videon: Rama shoqëron Balilin drejt burgut (VIDEO)
Arrestimi i Klement Balilit është shoqëruar me sulme dhe kundërsulme nga politika shqiptare, përfshirë të majtën dhe e djathtën.

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video-montazh, i cili sipas tij tregon me momentin e arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit” të martën e kaluar.

Përmes një posti në “Facebook”, Berisha tregon me ironi arrestimin e Balilit teksa në material shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili e shoqëron atë drejt qelisë së burgut.

“Çaste interesante te arrestimit te Eskobarit nga vet Ediskobari!Ndiqni videomontazhin. Sb”, shkruan Sali Berisha.
Shtuar më 20/01/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori